Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se bashkë me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe disa të rinj kanë ecur nga Rugova, në drejtim të Liqenit të Kuqishtës.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë se është kënaqësi të shohësh të rinj entuziast për të punuar, të cilët dëshmojnë që Kosova me të vërtetë ka një të ardhme të ndritur.
“Në të njejtën kohë, jam shumë krenare me pjesëtarët e FSK-së dhe këtë institucion të Kosovës për faktin që gjithnjë janë afër nesh dhe të papërtueshëm për të ndihmuar e për të qenë pjesë e aktiviteteve të qytetarëve”, ka shkruar Jahjaga. /Gazeta Sinjali/