image Jahja Kokaj i përgjigjet Ganimete Musliut: Kurti s’më ka hypë sipër, askush s’mundet me më hypë pos i madhi Zot

Politikë

Jahja Kokaj i përgjigjet Ganimete Musliut: Kurti s’më ka hypë sipër, askush s’mundet me më hypë pos i madhi Zot

news image

Deputeti Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka kritikuar një deputete të Kuvendit për fjalorin ofendues, e cila sipas tij, në mënyrë kuturu po bën ofendim të madh.

Kokaj tha se ne këtë tempull të demokracisë (në Kuvend), të maten fjalët dhe jo të thuhen kuturu.

Një zonjë, në mënyrë kuturu bën një ofendim të madh. Kur të dalin në foltore matni fjalët. Zonja e nderuar tha se iu ka hypë sipri kryeministri apo dikush tjetër. Mu kërkush s’mundet me m’hypë sipri, pos i madhi zot“, tha deputeti Kokaj.

Kokaj shtoi se ai jeton dhe vepron ashtu siç i thotë ndërgjegja dhe ashtu siç dojnë ata që e kanë votuar.

Kokaj i është përgjigjur Ganimete Musliut, ku sipas tij ajo tha se Kryeministri i ka hipur sipër deputetëve të VV-së, duke i dirigjuar se si të votojnë.

/GazetaSinjali/