image “Jackpot”, publikohet kënga më e re nga Nush, Ari, Ilghost, BimBimma, Meriton, Kennz dhe Marin

Bota e Yjeve

“Jackpot”, publikohet kënga më e re nga Nush, Ari, Ilghost, BimBimma, Meriton, Kennz dhe Marin

news image

Reperi i njohur, BimBimma, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me reperët e njohur: Nush, Ari, Ilghost, Meriton, Kennz dhe Marin.

Projekti i tyre mban titullin “Jackpot”.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme, ndërsa marrin vëmendje me interpretimin e veçantë.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Rzon dhe Bergin, teksa për producimin është përkujdesur ky i fundit së bashku me Sinkronmusic.

Ndërkaq, ‘beat-in’ e ka realizuar po ashtu producenti Rzon në bashkëpunim me PllumB.

Videoja atraktive i është besuar produksionit “MacroFilms”.

“Jackpot” vjen pas projektit “Ftyrat” të BimBimmas, që e solli para pak javësh me videoklip. /Gazeta Sinjali/