Në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri të vendit, përfaqësuesit serbë u shprehen skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në takimin ku nuk morën pjesë zyrtarë nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, para gazetarëve në Prishtinë, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.
Madje, ish-ministri Jabllanoviq e ka quajtur situatën në veri të komplikuar. Ai tha se për organizimin e zgjedhjeve në veri duhet të ketë koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Serbisë.
Se a do të marrin pjesë në zgjedhje, Jabllanoviq tha se do të marrin parasysh shumë faktor.
“Situata nuk është aq e thjeshtë dhe ka të bëjë me zgjedhjet e thjeshta, është situatë e komplikuar. Ne në këtë mbledhje kemi ardhur thjeshtë me qëllime të mira të dëgjojmë se çfarë do të na thuhet këtu, çfarë është plani i Institutit në Prishtinë për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe asgjë tjetër lidhur me të. Se a do të marrim pjesë në këto zgjedhje varet nga shumë rrethana, por për ne si serb para se gjithash, varet nga disponimi në komunitetin tonë si dhe nga qëndrimet e Beogradit zyrtar. Dhe në fund të fundit kur të gjitha gjëra merren parasysh ne duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Ne shpresojmë të kemi sinjale në një periudhë në të ardhmen. Presidentes Osmani ne i kemi përcjelle disa dyshime tona rreth disa detajeve të rëndësishme dhe të cilat mungojnë në takimin e sotëm, pra rreth asaj se si do të mbahen ato zgjedhje, cilat janë mangësitë ne terren. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje. Do të shohim se ndoshta përgjigjet në këto pyetje do t’i marrim në ndonjë periudhë në të ardhmen. Por, unë mendoj, se si do që të mirët, si ligjërisht ashtu edhe sipas Kushtetutës afati është tepër i shkurtë (brutalisht i shkurtë) dhe nuk ka ndonjë hapësirë të madhe”, tha ai./KP