image Ja si po tallen disa të rinj me ngasësit tjerë në komunikacion (Video)

Siguri

Ja si po tallen disa të rinj me ngasësit tjerë në komunikacion (Video)

news image

Disa persona po e shfrytëzojnë sinjalin rotativ të policisë për t’i ngacmuar shoferët pjesëmarrës në rrugë, duke i detyruar shpesh ata edhe të ndalojnë veturat, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu të paktën po dëshmohet në disa video të publikuara në rrjetin social “TikTok” nga këta të rinj, të cilët pos këtij veprimi të pazakonshëm, përdorin edhe fjalor ofendues e të rëndë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar për raste të tilla edhe më parë me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse deri tani kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me këto raste, por nga zyra e mediave kanë thënë se nuk kanë informacione nëse është raportuar ndonjë rast i tillë.

Në ndërkohë që Policia nuk jep ndonjë informacion shtesë, ngacmimet e këtij grupi ndaj ngasësve tjerë në komunikacion po bëhen edhe më të shpeshta.

Në videon më poshtë mund t’i shihni pamjet.

/GazetaSinjali/