Temperaturat e larta ndonjëherë na lodhin na bëjnë të mendojmë se si ta kalojmë më lehtë sezonin e verës.
Por, gjërat që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa mënyra të efektshme, të cilat do ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.
Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.
Bëni shëtitje në plazh: 30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.
Provoni të bëni joga: Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.
Eksploroni natyrën: Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë: Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë detit.
Ekspertët e ISHP-së thonë po ashtu, ruajta e qetësisë, qëndrimi aktiv, kujdesi për trupin, qëndrimi i fokusuar tek e tashmja, fikja e pajisjeve elektronike, fokusimi te personat e dashur, kryerja e aktivitete që ju pëlqejnë, janë mënyra më e mirë për menaxhimin e stresit gjatë stinës së verës. /Sinjali/