image Ja se ku duhet të hidhni parfum që aroma juaj t'ua kthejë të tjerëve kokën pas

Këshilla

Ja se ku duhet të hidhni parfum që aroma juaj t’ua kthejë të tjerëve kokën pas

news image

Të gjithë kemi dëshirë që të parfumosemi, të kemi aromë të mirë, e cila të ngelet në kokë, e nganjëherë edhe mund ta teprojmë me vendosjen e tij, mirëpo ndonëse vendosja e parfumit është diçka e thjeshtë, edhe për këtë ekzistojnë disa rregulla të pashkruara, transmeton Gazeta Sinjali.

Që aroma e parfumit të qëndrojë gjatë, duhet të ndiqni disa udhëzime.

1. Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm, siç është hidratimi i lëkurës, por mbi të gjitha duhet ta hidhni në pikat e duhura të trupit.

2. Që parfumi juaj të zgjasë, duhet ta hidhni atë jo vetëm te kyçet e duarve dhe te qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza.

3. Pikërisht siç e lexoni! Hidhni parfum mbi kërthizë! Aplikimi i parfumit te kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë.

Modelet e Victoria Secret si Adriana Lima dhe Miranda Kerr, janë ndër më të famshmet që e praktikojnë këtë truk çudibërës. /Gazeta Sinjali/