image Ja sa mostra ka testuar IKSHPK-ja në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Ja sa mostra ka testuar IKSHPK-ja në 24 orët e fundit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka testuar 486 mostra të marra nga SHSKUK-ja.

Këto mostra janë gjurmim i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

“Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK përmes Facebookut.

Deri më tani numri i rasteve aktive në Kosovë është 2,706./ Gazeta Sinjali/