Është ende i paqartë shkaku i aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku mbetën të vdekur dy kalimtarë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Deri më tani si shkak i aksidentit fatal thuhet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, çfarë ka çuar edhe në aksidentin zinxhir me pasoja fatale për jetën.
Deri më tani i konfimuar pa jetë është shtetasi, Erion Balla, 36 vjeç.
Ndërkohë që ka humbur jetën edhe shtetasja H. S, 76 vjeç.
Të përfshirë në aksident janë dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit Edmond Murati dhe Eljon Lazri. Ky i fundit aktualisht ndodhet në spital pasi u lëndua nga aksidenti. /Gazeta Sinjali/