image Ja kur pritet të publikohet rezultati i analizës së Hazirit

Kosovë

Vetizolimi/ Ja kur pritet të publikohet rezultati i analizës së Hazirit

news image

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se sot pasdite pritet të dalë rezultati i analizës së koronavirusit së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi është vetizoluar ku dyshon se është prekur me Covid 19.

“ Z. Haziri është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është vetizoluar pasi  ishte në një dasmë ku aty ka rezultuar se një person është prekur me Covid 19.  Me informacionet që kam besoj se sot do të dalin rezultatet e analizës së koronavirusit së kryetarit”, ka thënë Ismajli.

Kujtojmë që gjatës ditës së sotme IKSHPK-ja, njoftoi edhe për të infektuarin e 20-të në Kosovë me virusin Covid-19./ Gazeta Sinjali/