Koronavirusi bllokoi futbollin, me shumicën e ligave evropiane të pezulluara.
Ndërsa Serie A fillimisht pezulloi kampionatin deri më 3 prill, mirëpo sot 20 klubet e Serie A diskutuan dhe pranuan unanimisht se 3 prilli është vështirë të realizohet dhe caktuan datën 9 maj për të vazhduar kampionatin.
Nesër, UEFA në një videokonferencë të thirrur me 55 anëtarët e saj, do të diskutojë për fatin e Kampionatit Evropian që rrezikon të shtyhet deri më 2021 dhe po ashtu do të diskutohet edhe për ligat.