Më 1 korrik të vitit 2007, pirja e duhanit në Angli ndalohet në të gjitha hapësirat e brendshme publike.
Që nga ai moment, pirja e duhanit në këto vende i takojë historisë dhe ishte në kundërvajtje me ligjin.
Mendohej se ligji do të ndihmojë shpëtimin e mijëra jetëve njerëzore gjatë dekadës së ardhshme, si dhe të krijojë objekte më të shëndetshme dhe të pastra argëtimi dhe pune.
Megjithëkëtë, çdokush që shkel ligjin e ri të ndalimit të duhanit bën vepër penale dhe mund të gjobitet deri me 200 euro për pirjen e duhanit në një vend të ndaluar.
Tymi i duhanit pasiv që hyn në organizmin tuaj përmban mbi 4,000 kimikate, mbi 50 e të cilave shkaktojnë kancer.
Ekspozimi për një kohë të gjatë mund të shtojë rrezikun që ju të merrni një sëmundje të rëndë përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundje të zemrës ose atakun e astmës.
Ai po kështu rrezikon që fëmijët të marrin sëmundje të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe sindromin e vdekjes së menjëhershme të foshnjave (SIDS). /Gazeta Sinjali/