image Ja çfarë kishte thënë Albin Kurti në protestën ku vdiqën dy aktivistë të LVV-së

Kosovë

Politikë/ Ja çfarë kishte thënë Albin Kurti në protestën ku vdiqën dy aktivistë të LVV-së

news image

Nesër është 13 vjetori i vdekjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u vranë nga policia rumunE e UNMIK-ut, në protestat e dhunshme të kësaj partie kundër Pakos së Ahtisaarit.

Përveç dy personave të vdekur, në këtë protestë u lënduan edhe mbi 80 të tjerë.

Organizator dhe prijës i kësaj porteste ishte Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, i cili atë ditë kishte mbajtur një fjalim para protestusve.

“Pavarësia ka me mbetë veç anderr. Këtyre (UNMIK-ut) nuk ju konvenon Pavarësia, a e dini pse? Se me u ba pavarësia këta duhet me shku”, kishte thënë Kurti.

Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e plotë të tij./Gazeta Sinjali/

10 shkurt 2007 Albin Kurti

10 shkurt 2007. Ky fjalim është shkencë. 100% e fjalë për fjalë. Kur Hashimi s'ishte kryeministër por po bëhej. Dëgjojeni më vëmendje dhe shpërndajeni. Ky fjalim është përtej kohor.

Posted by Mbështetësit e Albin Kurtit on Sunday, September 9, 2018