image Ja çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë

Botë

Ja çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë

news image

Disa nga zyrtarët kryesorë shëndetësorë të Anglisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit, raporton CNN.

OBSH ka rekomanduar që gratë që ushqehen me gji duhet të vaksinohen dhe se nuk duhet të ndalojnë dhënien e gjirit për shkak të vaksinimit sepse vaksina nuk ka gjasa të përbëjnë ndonjë rrezik për fëmijën.

Vaksinat kundër koronavirusit nuk dëmtojnë placentën dhe nuk shkaktojnë infertilitet. Mitet në lidhje me vaksinat COVID-19 që ndikojnë në infertilitet ose dëmtojnë placentën janë përhapur në mediat sociale, por shkencëtarët kanë qenë të qartë duke treguar se këto nuk kanë bazë shkencore.

Hulumtimet kanë treguar se shumica e grave shtatzëna që morën vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna kaluan antitrupa mbrojtës tek të sapolindurit e tyre, njofton Gazeta Sinjali.

Të dhënat e fundit të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar treguan se numri i grave shtatzëna që janë shtruar në spital me COVID-19 po rritet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit Delta.

Të dhënat e UKOSS tregojnë se rreth 33 për qind e grave në spital me COVID-19 kishin nevojë për oksigjen ndërsa 15 për qind kishin nevojë për kujdes intensiv. Këto të dhënat e UKOSS përfshijnë vetëm gratë shtatzëna.

Studimet e mëparshme kanë treguar se infeksioni COVID-19 ngre rrezikun e rezultateve negative për nënën dhe foshnjën.

/GazetaSinjali/