image Ja çfarë do të ndodh sot në vend

Kosovë

Kosovë/ Ja çfarë do të ndodh sot në vend

news image

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në Kosovë.

Në orën 07:00- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë.

Në orën 08:00- KQZ mban konferencën e parë për hapjen e vendvotimeve.

Në ora 08:00- Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (

Në orën 08:15- Demokracia në Veprim mban konferencë për media për hapjen e vendvotimeve.

Në orën 09:00- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, voton në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Në orën 09:00- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti voton në Fakultetin Juridik.

Në orën 09:00-Ministrja në detyrë e Bujqësisë, kandidate e SLS për deputete, Dijana Zhiviq do të votojë në vendvotimin me numër 3401/E09.

Në orën 10:00-Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj do të votojnë në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në orën 10:00- Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka voton në shkollën fillore “Ismail Qemail” Prishtinë.

Në orën 10:00-Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, voton për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në orën 10:00- Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, voton në shkollën “Shkëndija”, Hajvali.

Në orën 10:00- Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi do të votojë në Qendrën e votimit 2024a.

Në orën 10:00- Kryetari i SLS Slobodan Petroviq do të votojë në vendvotimin numër 3402E/02R.

Në orën 10:30- Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj  Prindon Sadriu votojnë në Fakultetin Teknik.

Në orën 10:30-Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Në orën 10:30-10:45- Kryevëzhguesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, do t’i vizitojë disa qendra votimi nëpër Kosovë.

Në orën 11:00-Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11.00)

Në orën 11:00-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten znj. Qefsere Mustafa voton në SHF “Emin Duraku”, në Prishtinë.

Në orën 11:00– Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëshorten Igballe Veliu votojnë në SHF “Nuhi Gashi”, në Bradash.

Në orën 11:00-Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëshorten  Mike Haziri në SHF “Abaz Ajeti” Gjilan.

Në orën 11:00- Kryetari i PDK-së në Ferizaj, njëherësh kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, voton në ShFMU “Pavarësia” – Balaj.

Në orën 11:00-Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini voton në qendrën e tij të votimit në shkollën “Yll Morina”.

Në orën 11:30-KQZ mban konferencën e dytë për pjesëmarrjen në votime deri në ora 11.00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Në orën 11:30-Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, voton në shkollën “Ismail Qemali”, Prishtinë.

Në orën 12:00-Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca voton në sallën “1 tetori” Prishtinë. (Ora 12.00)

Në orën 12:30– Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia voton në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.

Në orën 14:30-Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Në orën 15:30-KQZ mban konferencën e tretë për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00  dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Në orën 18:30-Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Në orën 19:30- KQZ mban konferencën e katërt për pjesëmarrjen në votime deri në ora 19.00 dhe mbyllja e vendvotimeve.

KQZ mban konferencën e pestë për rezultatet preliminare. (Ora e pacaktuar)./Gazeta Sinjali/