Janë izoluar tetë nxënës të Caritas-it në Klinë të cilët kanë pasur kontakte me italianen 20-vjeçare e cila rezultoi pozitive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas, burimeve të sigurta të Gazetës Sinjali, tetë nxënësit e izoluar janë nxënës në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës.
Njëra nga nxënëset e izoluar është nxënëse e klasës së dytë në këtë shkollë, njëri nxënës i klasës së gjashtë, tre të klasës së shtatë, një i klasës së tetë dhe dy të klasës së nëntë.
Këta nxënës dyshohet se kishin shpërndarë bukë në shkollën e Zllakuqanit dhe në shkollat e Klinës.
Këto burime konfirmuan për Gazetën Sinjali se këtyre nxënësve ende nuk u janë bërë testet për koronavirus dhe se të njëjtit nuk kanë ndonjë simptomë.
20-vjeçarja e cila u konfirmua dje se ka koronavirus, kishte punuar në këtë kamp që disa ditë. /Gazeta Sinjali/