image E dhimbshme: Ky është kadeti i Policisë që humbi jetën në aksident trafiku

Sociale

E dhimbshme: Ky është kadeti i Policisë që humbi jetën në aksident trafiku

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kadet i Policisë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë. Sinjali mëson se i riu që vdiq është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Pejës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

316158154 1277904126332973 6693374220923241569 n

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/