image Izolimi nga koronavirusi, Gianna Nannini vjen me koncert virtual nga shtëpia

Muzikë

Pandemia/ Izolimi nga koronavirusi, Gianna Nannini vjen me koncert virtual nga shtëpia

news image

Këngëtarja e famshme e muzikës rok, Gianna Nannini, do ta organizojë një koncert virtual nga shtëpia e saj, për të luftuar kundër vetmisë së detyruar nga masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet për ta parandaluar koronavirusin.

Njoftimin për këtë koncert ajo e bëri dje, ku tha se këtë po e bën në mënyrë që të gjithë të ndjehen pranë njëri-tjetrit.

“Gjëja e tmerrshme në lidhje me këtë virus është vetmia. Secili prej nesh duhet të vërë diçka nga vetja në dispozicion të komunitetit tonë. Unë jam në Milano dhe dua të transmetoj këngë rok akustik në internet, në mënyrë që të gjithë të mund të ndihemi më pranë njëri-tjetrit, por në siguri të plotë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram.

65-vjeçarja Gianna Nannini është një personazh i famshëm në Itali, me rreth 30 albume, gjatë një karriere që filloi më shumë se 40 vjet më parë. /Gazeta Sinjali/