Izolimi na ka larguar nga ëmbëlsirat që mund t’i konsumonim çdo ditë. E keni të vështirë pa to?
Nëse më parë flinit për orë të tëra, tani e gjeni veten duke u zgjuar disa herë gjatë natës vetëm për të ngrënë ndonjë çokollatë të vogël.
Ka një shpjegim shkencor për këtë: Gjumi i dobët prish një sistem tonin, përgjegjës për rregullimin e përgjigjes imune, oreksin, metabolizmin dhe më shumë, duke na bërë të kërkojmë ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla.
Për shkak të koronavirusit, ju flini pak dhe gjatë kësa kohe, zgjoheni herë pas here. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, gjumi i thellë ndal trupin së krijuari hormone stresi dhe veçanërisht, kortizolin.
Pa këto sinjale kimike për trurin, sistemi juaj vazhdon të ushqejë hormonin e stresit, kulmi i të cilit është në mëngjes dhe pasdite, pra rreth kohës kur ju qetëson sistemin për ta pregatitur për gjumë. Nëse flini keq, hormonet e stresit rriten të nesërmen dhe cikli vazhdon.
Këto udhëzime mund t’ju vijnë në ndihmë:
1. Mbani një orar të rregullt të gjumit. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.
2. Dilni nga shtëpia për të paktën 15 deri në 30 minuta në ditë.
3. Stërvitja. Edhe ushtrimi “i butë”, siç është ecja, përmirëson gjumin. Por sigurohuni që çdo ushtrim intensiv të mos e bëni para gjumit.
4. Ndaloni së konsumuari kafeinë në orën 3 të pasdites. Kjo përfshin kafe, çaj të zi ose jeshil dhe sodë. Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para gjumit.
5. Bëni një dush të ngrohtë para gjumit.
6. Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e errët dhe e freskët.
7. Sipas shkencës, ju flini më mirë në temperature të ulëta nga 15 deri në 20 gradë).
8. Relaksoni muskujt para gjumit.