Ivica Daçiq është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Serbisë sot në një seancë konstituive.
Deputetët kanë zgjedhur edhe nënkryetarin, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e trupit punues.
Në seancën e kaluar të parlamentit janë verifikuar mandatet e deputetëve.
Ivica Daçiq i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme deri tani, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit të Serbisë të cilën ai e mban, sipas Kushtetutës, është pozicioni më i lartë që ai ka mbajtur dhe që vetëm “injorantët politikë ose dikush i ligë” mund të pretendonte ndryshe, shkruan REL.
“Unë nuk jam politikan i ri, nëse do të më bënte për pozita do t’i kisha kaluar të gjitha ato. Kjo është rikthim në shtëpinë time. Unë kam qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1992”, ka thënë Daçiq. /Gayeta Sinjali/