image Daçiq: SHBA-ja e Brukseli po hezitojnë ta detyrojnë Kurtin për formimin e Asociacionit

Politikë

Daçiq: SHBA-ja e Brukseli po hezitojnë ta detyrojnë Kurtin për formimin e Asociacionit

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se Bashkimi Evropian me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është garantues që do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Tani po tentohet të rihapet kjo temë tashmë e mbyllur. Prishtina e pranon me ngurrim. SHBA-ja dhe Brukseli po hezitojnë ta detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbush detyrimin sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha Daçiq.

Më tej shefi i diplomacisë serbe theksoi se për Beogradin është e papranueshme që të kthehen në diçka që është nënshkruar dhe rënë dakord vetëm, sepse Brukseli dhe ShBA-ja hezitojnë të detyrojnë Albin Kurtin të përmbushë detyrimin.

“Ne nuk do të biem në atë kurth dhe as nuk do të pranojmë beteja për supremaci mes Brukselit dhe Parisit, Berlinit dhe Washingtonit që zhvillohet pas shpinës sonë”, ka thënë Daçiq.

Ministri i Jashtë i Serbisë më tej theksoi se të gjithë duhet ta detyrojnë Prishtinën të respektojë pjesën e saj të Marrëveshjes së Brukselit.

/GazetaSinjali/