image Ivica Daçiq thotë që Djokovic po angazhohet direkt në çnjohjet e pavarësisë së Kosovës

Rajon

Politikë/ Ivica Daçiq thotë që Djokovic po angazhohet direkt në çnjohjet e pavarësisë së Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tv Happy e ka pranuar hapur se në fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës është përfshirë edhe tenisti me famë botërore, Novak Djokovic.

Kreu i diplomacisë serbe që udhëheq një fushatë të tillë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Serbia duhet të përdorë sa më shumë emrat e njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokovic.

“Novak pyetën gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botërorë më pyesin për të dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf”, ka thënë Daçiq.

Tutje Daçiq ka thënë se qytetarët serbë e prezantojnë Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se me arritjet e tyre japin një kontribut të madh në diplomacinë serbe./Gazeta Sinjali/