Një i ri shqiptar ia ka vënë flakën një kampi refugjatësh në Gjermani, me pretekstin se autoritetet gjermane ia kanë refuzuar azilin.
“Qaty ku ka shqiptar dije se gjithmon ka me i hi flaka venit. Nuk u kane budall qaj si e ka than…”, dëgjohet teksa thotë i riu shqiptar derisa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës.
Gazeta Bild ka shkruar se në qendërn e refugjatëve një dhomë kishte marrë flakë, ku ishin lënduar shtatë persona. Ndërsa, ishte dashur të evakuoheshin 150 persona.
Sipas Bild, 45 zjarrfikës kishin ndërhyrë për ta vënë zjarrin nën kontroll. Raportohet se dhoma është shkatërruar plotësisht dhe është bërë e pabanueshme.
Shumica e 251 banorëve, “Bild” shkruan se janë nga Ballkani Perëndimor./Sinjali.com/