image Iu gjetën mbi 3 kilogram marihuanë në veturë, arrestohen 4 persona

Kosovë

Policia/ Iu gjetën mbi 3 kilogram marihuanë në veturë, arrestohen 4 persona

news image

Janë arrestuar katër persona pasi gjatë një kontrolle të veturës së tyre nga Policia e Kosovës, janë gjetur dhe më pas konfiskuar 3.2 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e vozitësit të veturës ku kanë gjetur edhe 7.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuarve u janë konfiskuar edhe dy vetura, tre telefona dhe 270 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/