image Iu gjetën 2 tonë naftë të kontrabanduar në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Shqipëri

Iu gjetën 2 tonë naftë të kontrabanduar në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme nafte të kontrabanduar në banesë.

Bëhet e ditur që përsoni A.H, banues në Kashar të Tiranës u arrestua pasi që në ambientet e jashtme të banesës së tij u gjet një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/