Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme nafte të kontrabanduar në banesë.
Bëhet e ditur që përsoni A.H, banues në Kashar të Tiranës u arrestua pasi që në ambientet e jashtme të banesës së tij u gjet një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj, raporton abcnews.al.