image Iu bashkua Vetëvendosjes, por Armend Muja më 2016 e denoncoi partinë për nxitje të urrejtjes

Kosovë

Iu bashkua Vetëvendosjes, por Armend Muja më 2016 e denoncoi partinë për nxitje të urrejtjes

news image

Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, analisti Armend Muja iu bashkua zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Por një postim i tij në Facebook që mban datën 10 janar 2016, flet për kundërshtitë që Muja i kishte ndaj VV-së, pjesë e së cilës është sot edhe vet.

Madje, në një status ai e denonconte VV-në e një deputet të saj për nxitje të urrejtjes.

 “Në mbrojtje të rendit juridik dhe shoqëror, unë dhe gruaja kemi lindur në vite të trazume politike. Djali jonë Darsi që lindi vitin që kaloi nuk i shpëtoi eksperimenteve të pafund të romancierëve dhe patriotëve të vonshëm. Gjatë vitit 2016 unë do të avokoj dhe veproj me çdo mjet të mundshëm për arritje të këtyre qëllimeve politike. 1, për të ruajtur rendin shoqëror dhe juridik do të kërkoj si qytetar të skanohen statutet politike të Listës Serbe dhe Vetëvendosjes. 2, do të bëj kallëzim penale kundrejt Aleksandër Vulin, Driton Çaushi, Dejona Mihali dhe mercenarëve të tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri. 3, kërkoj këshillë juridike kushtetuese mbi ligjshmërinë e Komandantokracisë (ekzistencës së partive fisnore) dhe 4, përkushtoj çdo mjet për krijim të elitave të reja mediatike. Na keni bërë të ndihemi mysafir në shtëpinë tonë. Boll u ba ma…”, shkruante Muja në Facebook.

Muja, në po këtë vit, në tjetër status thoshte se Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Lista Serbe, siç shkroi ai, e dirigjuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e njohin rendin kushtetues.

Muja shkruante se VV dhe Lista Serbe, janë dy forca politike që e kishin polarizuar “së tepërmi” skenën politike në Kosovë, derisa shtonte se Kurti dhe Goran Rakiqi, duhet të kushtëzoheshin për njohjen e rregullimit politik të Kosovës.

“Skena politike është polarizuar së tepërmi nga prezenca e dy forcave politike që nuk e njohin rendin kushtetues të Ahtisarit (VV dhe Lista Serbe) dhe konsensusi shoqëror nuk është i mundur. Prodhimi i alternativave qeverisëse me orientim zhvillimor nuk është i mundur përderisa këto dy forca të kushtëzohen për njohje të rregullimit tonë politik. Hapi i dytë është që shtegu i mesëm politik (political mainstream) të ndryshohet përmes reformës zgjedhore që parandalojnë krijimin e partive provinciale (partive te ish-zonave operative). Hapi i tretë është konsensusi shoqëror për të kufizuar influencën e Serbisë në Kosovë. Hapi i katërt është pakti për zhvillim (privatizimi i aseteve strategjike). Hapi i pestë është ndryshimi i elitave mediatike për të prodhuar pluralizëm të informacionit. Shteti, mirëqeverisja dhe elitat e reja politike do të vijnë vetëm pas zbatimit të hapave të mësipërm”, kishte shkruar Muja.

Më 12 janar 2021, Armend Muja, iu bashkua zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje, derisa kryetari i partisë, Albin Kurti bëri të ditur në Facebook aderimin e tij. /Gazeta Sinjali/