image Italia regjistron mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 200 humbje jete nga COVID-19 - Sinjali

Italia regjistron mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 200 humbje jete nga COVID-19

news image

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108,304 të infektuar nga 492,172 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit për sot ishte 22%, nga 19.3% që ishte një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Itali, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se si pasojë e COVID-19 për ditën e sotme e kanë humbur jetën 223 qytetarë. Kështu, totali i viktimave në vend shkon në 138,697.

Kurse, të shëruarit për sot ishin 27,582, raporton abc.news./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin