image Italia dështon të kualifikohet direkt në Botëror, pret 'PlayOff-in'

Futboll

Italia dështon të kualifikohet direkt në Botëror, pret ‘PlayOff-in’

news image

Italia ka dëshpëruar në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Azzurrët” nuk kanë arritur të kualifikohen direkt për Kupën e Botës, duke barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore me rezultat 0:0.

Kështu, Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror.

Kampioni i Evropës, Italia kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.  /Gazeta Sinjali Sporti/