image Itali/ Shqiptari plagoset me thikë nga kolegu gjatë kohës sa punonte në fermë

Evropë

Itali/ Shqiptari plagoset me thikë nga kolegu gjatë kohës sa punonte në fermë

news image

Një shqiptar, i cili ka emigruar në Itali, e që me profesion është fermer, është goditur me thikë nga një koleg, mëngjesin e sotëm, teksa punonte në vreshta në Morsano al Tagliamento.

Sipas mediave italiane, dyshohet se burri u shpëtua nga punëdhënësi, i cili para se të mbërrinte ambulanca e ka dërguar në spital viktimën.

Me të dërguar në spital, pas mjekimit, mjekët kanë konstatuar se gjendja e tij është e rëndë, ngase ka një plagë të madhe në stomak, shkruan ilgazzettino.it.

Po vijojnë hetimet për shkaqet e sulmit nga Karabinierët e Compagnia di Pordenone, në vend me ushtarët e njësisë operacionale dhe të stacionit San Vito al Tagliamento. Sulmuesi tashmë është vënë në gjurmë dhe ndodhet në kazermë. Personi është ndaluar nga policia gjyqësore për tentativë vrasje“, shkruan mediumi italian.

/GazetaSinjali/