image Itali/ Gruaja fsheh për 9 muaj shtatzëninë, lind në dhomën e gjumit dhe e braktis foshnjën poshtë makinës

Evropë

Itali/ Gruaja fsheh për 9 muaj shtatzëninë, lind në dhomën e gjumit dhe e braktis foshnjën poshtë makinës

news image

Një 29-vjeçare nga Osilo, një fshati i vogël prej 3 mijë banorësh, pak kilometra nga Sassari në Sardenja të Italisë është arrestuar ditën e djeshme, pasi e njëjta dyshohet se e braktisi fëmijën e saj të posalindur.

29-vjeçare, për 9 muaj e fshehu shtatzëninë, teksa mëngjesi e së enjtes, në orën 05:30, lindi e vetme në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë ku jeton me prindërit.

Po ashtu, e vetme preu kordonin e kërthizës që e lidhte me të birin, doli në rrugë ndërkohë që ishte ende errësirë dhe e la të porsalindurin lakuriq në asfalt nën një makinë të parkuar, pranë banesës.

Më pas u rikthye në shtëpi dhe u shtri në shtrat, teksa gjyshja e të porsalindurit vuri re që po ndodhte diçka jashtë normales.

Siç raportojnë mediat italiane, ajo pa nëpër rrugë beben e braktisur dhe njoftoi shërbimet e emergjencës, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes vendin e ngjarjes duke konstatuar se i vogli kishte shenja hipotermie dhe u dërgua në terapi intensive, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që shkruan ANSA, personeli i spitalit menjëherë u afeksionua pas të voglit, e madje i vendosën edhe emrin Francesco. Sipas tyre, ai peshon 2 kilogramë e 615 gramë dhe gjendja shëndetësore nuk paraqet asnjë shqetësim.

Nëna e të porsalindurit u shoqërua në klinikën gjinekologjike të Sassari-t, ku dhe ndodhet e shtruar. Jashtë derës së dhomës së saj ndodhen karabinierët, të cilët e kanë vënë nën arrest. Prokuroria e Sassari-t e akuzon për tentativë vrasje. Prindërit e 29-vjeçares për hetuesit deklaruan se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e vajzës së tyre./tvklan.al

/GazetaSinjali/