image Isufi tregon preferencat e AAK-së për koalicione

Kosovë

Politikë/ Isufi tregon preferencat e AAK-së për koalicione

news image

Një ditë pas deklarimit të shefit të tij, Ramush Haradinaj, për mundësitë e koalicioneve të AAK-së me partitë politike, ka folur edhe nënkryetari, Ahmet Isufi. Ai la të nënkuptohet se AAK është e gatshme të lidhë koalicion me PSD-në dhe NISMA-n.

Në debatin e organizuar nga Riinvest me temë “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, Isufi ka theksuar se kundërshtarët politikë ndoshta nuk do ta kenë të lehtë t’a përballojnë këtë koalicion.

“Kur përmenden koalicionet e mundshme ne po i shohim lëvizjet e fundit që po ndodhin. Marrëdhëniet tona janë mundësi me NISMA-n që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë”, ka thënë Isufi.

Isufi kritikoi subjektet politike të cilat, siç tha ai, po deklarohen se do të garojnë të vetme në zgjedhje e në anën tjetër takohen çdo ditë për koalicione të mundshme.

Në  debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, morën pjesë edhe deputetë të partive të tjera politike./Sinjali/