image Isufi i AAK-së: E propozuam më herët Haradinajn sesa të vinte një president tjetër nga zarfi

Isufi i AAK-së: E propozuam më herët Haradinajn sesa të vinte një president tjetër nga zarfi

news image

Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi, është shprehur se partia e Ramush Haradinajt, e propozoi atë për president para se të vinte një tjetër president nga zarfi, shkruan Gazeta Sinjali.

Isufi tha se nuk është herët propozimi i Haradinajt për postin e presidentit.

“Ne nuk konsiderojmë që është herët propozimi i Haradinajt për president, sepse duhet përgatitur për presidentin e ri. Duhet bërë konkurrencën, arsyet, e jo në momentin e fundit të na vijë një president në zarf siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha Isufi.

“Vendi duhet përgatitet për një president që meriton të jetë në krye të shtetit”.

Ndërkaq, ai gjithashtu theksoi se Haradinaj është i duhuri për këtë post për shkak se di si t’i çojë proceset përpara.

“Unë konsideroj se kjo është imediate, andaj këto rrethana i kemi diskutuar në parti. Jemi bindur që ofrimi i kandidaturës së Haradinajt nuk do të ishte për Aleancën por për Kosovën sepse në të kaluarën Haradinaj ka dhënë shembull. Haradinaj di të komunikojë me pozitë dhe opozitë kur kërkohen të merren vendime të mëdha. Di edhe të kundërshtojë në rastet kur duhet të kundërshtohet”, tha Isufi në T7. /Gazeta Sinjali/