Kohët e fundit kemi parë shumë sportistë që komentojnë ngjarjet politike në Kosovë.
Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi në një prononcim për Sinjalin Sportiv ka thënë se kjo dukuri është në rritje.
‘Secili klub ka rregulloret e veta ku duhet konform tyre të sillen’, u shprehë ai fillimisht.
‘Shumë pak në botën e sportit, sportistat merren me politikë por tek ne kjo dukuri është në rritje nuk e di se ku është qëllimi, po mendoj se sportista nuk duhen te merren e as te komentojnë’, përfundoi Isufi.
Në muajin mars një refer i futbollit në Kosovë u pezullua nga puna për shkak se në rrjetet sociale e ofendoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Sinjali/