Një person në nga Istogu e ka shkaktuar një incident të pazakontë gjatë mbajtjes së një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore mesditën e djeshme.
Siç njofton Policia, istogasi ka hyrë në objektin e gjykatës dhe ka tentuar të futet në dhomën e të dënuarve të cilët po merrnin pjesë në seancë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë tentimit për t’u futur në dhomën e të dënuarve, ai i ka kërcënuar edhe dy oficerët korrektues.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/