image Istog - po transportonte naftë pa dokumentacion, ndalohet nga policia

Siguri

Istog – po transportonte naftë pa dokumentacion, ndalohet nga policia

news image

Dje në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut, është ndaluar një person derisa po transportonte me kamion derivate pa dokumentacion përkatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kontrollimit të kamionit, personit i janë gjetur 8 mijë litra derivate të naftës për të cilat personi nuk kishte dokumentacion.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, pas intervistimit të personit, rasti i është proceduar për procedura të mëtutjeshme Administratës Tatimore të Kosovës në komunën e Pejës. /Gazeta Sinjali/