image Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Novobërdë, hajni i maskuar vjedh gjithë pazarin ditor

Siguri

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Novobërdë, hajni i maskuar vjedh gjithë pazarin ditor

news image

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në fshatin Pasjak të Novobërdës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur që të marrë rreth 200 euro para të gatshme të pazarit ditor. I njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka rrëfyer ngjarjen se si ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/