Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes së Ballkanit me Llapin, ku skuadrat u ndanë baras 1:1.
Munishi pas ndeshjes dukej i kënaqur me barazimin teksa tha se ky ndoshta ka qenë edhe epilogu real.
“Ka qenë epilogu real. Ishte ndeshje e tempos shumë të lartë, Llapi na ka vënë në vështirësi sidomos në kundërsulme”, tha Munishi për SS.
“Ne kemi tentuar me çdo kusht ta shënojmë golin e barazimit, e arritëm më pas kishim raste të tjera, por edhe Llapi kishte rastet e veta”, vlerësoi Munishi.
“Ka qenë një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve, atyre në bankë dhe atyre që shikuan nga televizionet. Tek e fundit ky është qëllimi i futbollit”.
“Duhet ta përgëzojmë Llapin, bëri ndeshje të mirë sidomos në pjesë të parë. Llapi është skuadër e fortë, shumë e paprështatshme. Te Llapi shkëlqeu Valmir Veliu”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/