image Ismaili për vendimin që trafiku urban të jetë falas: Ishte ide e PDK-së

Kosovë

Ismaili për vendimin që trafiku urban të jetë falas: Ishte ide e PDK-së

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit të Komunës së Prishtinës që trafiku urban të jetë falas për një muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ide e mirë e degës së PDK-së në Prishtinë” e ka quajtur Ismaili vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës që trafiku urban të jetë falas për një muaj, teksa ka shtuar se, ky është një hap i rëndësishëm që i ndihmon qytetarët.

Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik.Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti. Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim”, ka shkruar Ismaili./Gazeta Sinjali/