Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë për emërimin e bordeve nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, se nuk është moral politik të thuash se ti e ke bërë, po e bëj edhe unë.
“Nuk është moral politik të thuash se ti e ke bërë, po e bëj edhe unë. PDK ka nebvojë me u rrit si dhe me rrit kualitetin”, ka thënë Isamili në Pressing.
Po ashtu, ai tha se PDK do të qëndrojë në opozitë për t’i bindur qytetarët dhe të gjithë se partia e tij do ta marrë seriozisht opozitën.
Ismaili po ashtu flet edhe për kohën kur ka qenë ministër i Shëndetësisë në Kosovë,
“Puna ime kryesore ka qenë me i ulë çmimin e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, ama paragjykime ka gjithmonë edhe për mua edhe për të gjithë”, ka thënë Ismaili.
Ai tha se do të vijnë gjeneratat e reja të PDK-së që do t’i bindin qytetarët se kanë qëllime të mira./Gazeta Sinjali/