image Ismaili: Mungesa e testimeve në kufij ka shtuar numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Konferenca/ Ismaili: Mungesa e testimeve në kufij ka shtuar numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka shprehur shqetësimin për shkak të mungesës së testimeve masive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke thënë se neglizhenca e institucioneve mund të jetë e kushtueshme për jetën e qytetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai në një konferencë për media tha se mungesa e testimeve për koronavirus është duke mundësuar shpërndarjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

“Fillimin siç e kemi nisur ne me testime mendoj që nuk është e mjaftueshme dhe shpresoj që të mos dështojmë sikur që kemi dështuar që t’i ruajmë kufitë e vendit dhe kemi lejuar që sot të kemi 10 komuna me njerëz të infektuar me koronavirus, të cilët kanë ardhur nga jashtë pa e ditur që janë të infektuar. Deri tani kemi 31 të infektuar dhe dyshoj se ky numër është kaq i vogël, por mungesa e testimeve nuk është duke e treguar numrin e saktë. Kur është mbajtur seanca për miratimin e buxhetit, Vjosa Osmani ka thënë që e kanë dezinfektuar sallën duke thënë se nuk jemi të rrezikuar, por dua të rikujtoj se janë dy milionë qytetarë të Kosovës të rrezikuar, nëse ata edhe në vazhdim mbesin të izoluar kjo e gjunjëzon Kosovën, qoftë në sektorin e shëndetësisë, qoftë në atë të ekonimisë.

Ismaili ka apeluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar këto raste.

“Të jashtëzakonshme gjendjen mund ta bëjë mungesa e testimeve më të mëdha. Jam shumë i brengosur që nuk është e mjaftueshme. Në Kosovë është duke u bërë një luftë e vrazhdë politike”, tha ai./GazetaSinjali/