image Ismail Kadares do t'i dorëzohet dekreti i nënshtetësisë së Kosovës nga Vjosa Osmani

Libra

Ismail Kadares do t’i dorëzohet dekreti i nënshtetësisë së Kosovës nga Vjosa Osmani

news image

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është nisur për një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

E atje ndër tjera, Osmani do ta takojë edhe shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare, të cilit përmes një ceremonie do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.

Kjo do të jetë vetëm një pjesë e agjendës së Vjosa Osmanit.

Për këtë ka njoftuar zyra e presidencës, të dielën. 

/GazetaSinjali/