Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është nisur për një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
E atje ndër tjera, Osmani do ta takojë edhe shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare, të cilit përmes një ceremonie do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.
Kjo do të jetë vetëm një pjesë e agjendës së Vjosa Osmanit.
Për këtë ka njoftuar zyra e presidencës, të dielën.