Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është përzgjedhur fitues i çmimit “Pak Kyongni 2019”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komisionit përzgjedhës, Kim Uchang, transmeton Gazeta Sinjali.
Ceremonia për ndarjen e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor të këtij viti, në Qendrën Kulturore të Koresë së Jugut.
Çmimi “Pak Kyongni” shoqërohet edhe me shpërblim financiar, prej rreth 84 mijë dollarëve.
Përzgjedhja e fituesit është bërë pasi janë shqyrtuar rreth 350 autorë nga e gjithë bota, të cilët i përmbushin kriteret e paracaktuara të Fondacionit Kulturor Toji.
Komisioni përzgjedhës që nga muaji korrik kishte përpiluar listën e pesë autorëve më të mirë, nga të cilët fitues doli shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Kujtojmë se ky çmim u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren tashmë të ndjerë koreane, Pak Kyongni./Gazeta Sinjali/