image Në 85-vjetorin e lindjes, Kadare propozohet sërish për Çmimin Nobel - Sinjali

Në 85-vjetorin e lindjes, Kadare propozohet sërish për Çmimin Nobel

news image

Në 85-vjetorin e lindjes së akademikut, Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të propozojë rikandidimin e tij për çmimin Nobel në Letërsi.

Ky vendim do të njoftohet në një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” që do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”.

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim për mediat nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën ‘Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore’. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”, thuhet në njoftim.

“Në këtë veprimtari do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit, Ismail Kadare, për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin