Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer, i cili ishte duke vozitur makinën me 172 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i makinës për tre muaj.
Gjoba të tilla po vazhdojnë të shqiptohen nga Policia e Kosovës, për shoferët të cilët po e rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /GazetaSinjali/