Dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania 1, të cilët sot po shijojnë lidhjen e tyre romantike, Sarah Berisha e Dj PM, së fundmi kanë vendosur t’i kalojnë së bashku pushimet.
Çifti vend për të pushuar kanë zgjedhur Greqinë, nga ku nuk po mungojnë as pamjet të cilat po i ndajnë kohë pas kohe me ndjekësit e tyre.
Gjatë natës së mbrëmshje, kur Sarah po ua tregonte ndjekësve të saj se çfarë kishte veshur, ishte PM ai që e frikësoi goxha shumë pasi shkundi telefonin e blogerës.
Por, prap se prap, duket se është Sarah ajo që po ia ‘nxinë’ jetën PM, të paktën kështu deklaroi vetë blogeria.