image Ishte dënuar me 700 euro për mos-deklarim të pasurisë, ministrja Hajdari deklaron pasurinë këtë vit

Politikë

Ishte dënuar me 700 euro për mos-deklarim të pasurisë, ministrja Hajdari deklaron pasurinë këtë vit

news image

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ishte dënuar me gjobë 700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mos deklarim të pasurisë për vitin 2020.

Në një konferencë për media pas dënimit, ministrja Hajdari kishte thënë se deklarimi i pasurisë me kohë i ka ikur pa dashje.

Por një gjë e tillë nuk i ka ikur ministres Hajdari këtë vit.

Ministrja Rozeta Hajdari ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se posedon një banesë me vlerë 56 mijë e 100 euro në pronësi të përbashkët, ndërsa tek pasuria e luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë me vlerë 3 mijë e 100 euro.

Tek zotërimi i aksioneve, Hajdari ka deklaruar 100% të aksioneve të një ndërmarrje individuale, mirëpo nuk ka cekur vlerën e tyre.

Tek të hyrat vjetore ministrja Hajdari ka deklaruar pagën e saj me vlerë 15 mijë e 229 euro, gjithashtu i ka deklaruar edhe mëditjet që i ka marrë për vitin 2022 për udhëtime zyrtare jashtë vendit, ku vlera e tyre e përbashkët është 1 mijë e 729 euro.

/GazetaSinjali/