Vetëm 16-vjeçe kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar për ta mbrojtur atdheun. Ani pse kishte dhënë kontribut për lirinë e vendit, Shqipe Selimi siç duket nuk e ka plotësuar “kriterin” për të qenë folëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Sinjali ka kontaktuar Selimin e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Forum.
“Po, kam marrë pjesë më herët por tash jemi vendos në lëvizje”, u shpreh ajo.
Kur u pyet se a është ftuar si folëse apo si publik, Selimi hezitoi të jap përgjigje.
Megjithatë, kolegia e saj nga PDK-ja, deputetja Ganimete Musliu ka treguar se përveç Selimit edhe Time Kadrijaj kanë qenë të ftuara vetëm si publik.