Bashkimi për Ndryshim, është partia e fundit politike e regjistruar në Kosovë.
Kryetari i kësaj partie është Isa Agushi, i cili më parë ishte funksionar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo parti, sipas Agushit i ka në fokus qytetet e Anamoravës (Gjilan, Kamenicë dhe Viti), por që nuk e mohon që kanë plan të zgjerohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Për Gjilanin, thotë se e ndihmoi ardhjen e Alban Hysenit në krye të Komunës, por sipas tij, Hyseni nuk po arrin të bëjë ato që premtoi, pasi edhe buxheti i lëshuar nga Qeveria është i vogël.
Ai gjithashtu foli edhe për pikpamjet e tyre politoke-programore, në Klan Kosova.
Sipas Agushit, Qeveria nuk do duhej t’i ndante nga 100 euro për 800 mijë qytetarë.
Por, me të njëjtat para, mund të financojë projekte mbi energjinë e ripërtritshme, pasi Kosova po përjeton krizë energjetike në sezonin e dimrit. Ndërsa, sipas tij, ekzekutivi do duhej t’i rriste vetëm asistencat sociale për rreth 20%. Ndërsa për sigurinë, meqenëse Agushi është ish ushtarak i shkolluar, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, rekomandoi forcimin me armatim të FSK-së, pasi rreziku është i hapur çdo herë nga Serbia.
Isa Agushi kishte shërbyer si asambleist nga radhët e PDK-së për dy mandate.